Maqedoni

Kapen 48 persona, në vend se të izolohen, deshën të ikin nga vendi

Shërbimet e Inteligjencës nga Administrata Doganore parandaloi 48 persona me vendim izolimi të largoheshin nga vendi përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit me ndihmën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe policisë kufitare.

“Departamenti i Inteligjencës brenda Sektorit për Kontrollin dhe Hetimin në Administratën Doganore në bashkëpunim me Oficerët Doganorë nga IG Aeroport, SSHI, Policia Kufitare dhe operatori i aeroportit TAV, në periudhën nga maji 2021 e deri më sot, ka regjistruar dhe ndaluar 48 personat që u përpoqën të largohen nga vendi përmes Aeroportit të Shkupit, dhe njëkohësisht ata janë të regjistruar në listën e SSHI si persona të infektuar me virusin Covid-19 me një vendim aktiv për izolim”, thonë nga Dogana.

Ky kontroll i udhëtarëve të regjistruar për trafikun ajror kryhet me vendim të Qeverisë së dhe vazhdon të kryhet në dy aeroportet në Shkup dhe Ohër duke kaluar listat e udhëtarëve me listën e SSHI të cilëve u është dhënë një vendim për izolim infeksionit me virusin Covid 19. /SHENJA/