Maqedoni

Daniella Arsovska shpallë kandidaturën për kryetare të Shkupit

Kryetarja aktuale e Lidhjes së Odave Ekonomike e Maqedonisë, Danella Arsovska, do të kandidojë si e pavarur për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkupit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në profilin e saj në Facebook, ku kërkon ndihmën e qytetarëve që dëshirojnë ndryshim.

“Është koha për të vepruar ndryshe nga më parë, dhe koha nuk po pret askënd. Po vjen fundi i agjendave politike dhe premtimeve të rreme. Kalkulimet politike, gënjeshtrat dhe korrupsioni na privojnë vazhdimisht nga shanset për një jetë normale. Lojërat në prapaskenë kanë pushtuar qytetin dhe funksionimin e tij për një kohë të gjatë”, ka shkruar Arsovska.

Ajo gjithashtu thotë se është koha të zgjidhet në mes premtimeve boshe dhe të parealizuara ose personaliteteve të aftë dhe me vlera. “Si një person i ndërtuar dhe një grua që me punë dhe përkushtim ka arritur sukses në sfidat personale dhe profesionale, ju bëj thirrje së bashku të përkushtohemi për Shkupin që të rritet në një metropol modern dhe evropian”, tha Arsovska.