Zaev: Jam i sigurt, regjistrimi i popullsisë do të realizohet!
–Jam i sigurt dhe asesi më ndryshe nuk duhet të mendojmë, kështu u përgjigj fillimisht kryeministri Zoran Zaev i pyetur nëse ka shanse që të dështojë procesi i regjistrimit të popullsisë, transmeton Alsat. Zave akuzoi opozitën për shtyrjen fillestar të këtij operacioni statistikor, ndërkaq theksoi se autoritetet po kryejnë të gjitha përgatitjet e duhura.
“Derisa afrohet 5 shtatori, dita e nisjes së regjistrimit, definitivisht po mbushet edhe numri i regjistruesve. Është me rëndësi, ky është operacion që po zhvillohet pas 20 viteve në shtetin tonë”, tha mes tjerash Zaev.