Maqedoni

Koalicioni AAA-ASH: Kaosi në pikat e vaksinimit rrit infektimet, të krijohen ekipe mobile

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka kritikuar mënyrën se si është duke e menaxhuar Qeveria krizën e krijuar nga rritja e madhe e numrit të personave të prekur nga Kovid 19 në vend. Bekim Tateshi nga Departamenti i Shëndetësisë së Aleancës për Shqiptarët ka deklaruar se kaosi i krijuar në pikat e vaksinimit po ndikon për rritjen e rasteve.

“Prandaj tani jemi të detyruar që të hapim Covid qendra të reja duke i shfrytëzuar repartet tjera për këtë qëllim. Qytetarët nuk duhet të ngarkohen me shpenzime shtesë kur mbi kurriz kanë veç më të ngarkuar këtë virus që fatkeqësisht për shumë njerëz po bëhet edhe vdekjeprurës”, deklaroi ai.

Koalicioni i partive shqiptare i bën thirrje Qeverisë që urgjentisht të vihen në funksion ekipe mobile për vaksinim. /SHENJA/