Maqedoni

Rrahje në një kafene në rajonin e Dibrës, shkas certifikatat për vaksinim (VIDEO)

Një rrahje massive ka ndodhur në komunën rurale Qendër Zhupa të rajonit të Dibrës. Videoja është bërë virale nëpër rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një vendbanim ku kryesisht jetojnë komunitet i deklaruar si torbesh apo maqedonas musliman.

Deri tek incidenti ka ardhur pasi që pronarët nga disa musafirë kanë kërkuar certifikatë për vaksinim.

Sipas portalit Infomaks, mysafirët kanë qenë të revoltuar dhe kanë reaguar në mënyrë të dhunshme, por duke u përleshur me pronarët. Pamjet kanë qenë trishtuese pasi që kanë fluturuar karrige e tavolina. (INA)