Maqedoni

31 shtetas të Maqedonisë nga Afganistani arritën në Shkup

31 shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët pas evakuimit nga Afganistani u akomoduan në bazën ushtarake të SHBA-së në Doha të Katarit më pas në Stamboll dhe sonte kanë arrit në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup.

Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, Mehmed Rexhepi nga Tetova i cili ka qenë në Afganistan tha: Kemi qenë në mbrojtjen e ushtrisë. Jemi gjatë kohë atje. Normal familjarët kanë qenë të shqetësuar. Në fillim nga Kabuli udhëtuam për në Katar, nga atje në Stamboll dhe ja sonte erdhëm në Shkup.