Maqedoni

Dy helikopterë të angazhuar për shuarjen e zjarrit në rajonin e Dibrës

Mëngjesin e sotëm dy helikopterë, të cilët po furnizohen me ujë nga Liqeni i Dibrës, janë përfshirë në shuarjen e zjarrit në zonën e fshatit Gorno Melniçani, afër komunës së Qendër Zhupës, transmeton Alsat Zjarri, i cili u vu nën kontroll gjatë ditës së djeshme, sot u riaktivizua pas erës që ka fryer, veçanërisht gjatë natës.

“Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë më shumë se 100 persona, nga zjarrfikësja në Dibër dhe Gostivar, pjesëtarë të policisë, njësia speciale e policisë për ndërhyrje të shpejta, si dhe nga dega e “Pyjeve Kombëtare” si punonjës të komunës”, tha Xhetan Miftaroski , komandant i Njësisë Zjarrfikëse të Dibrës.