Maqedoni

Bllokimi i punës së Kuvendit, ASH-AAA e gatshme për bisedime

Aleanca për Shqiptarët shprehet e gatshme për t’u ulur në të njëjtën tryezë më partitë politike për të zhbllokuar punën e Kuvendit. Koalicioni ASH-Alternativa do të ndryshonte taktikën vetëm nëse pushteti e zhbllokon propozim ligjin për shtetësinë.

Nuk është në interesin tonë ta bllokojmë Kuvendin. Ne do të pranonim një lloj takimi koordinues. Por, kushti ynë është që ata gjithashtu të tërheqin amendamentet për projektligjin tonë për shtetësinë. Si parti, jemi të zhgënjyer, sepse një shumicë parlamentare që nuk ka vota të mjaftueshme, dhe që mori mbështetjen tonë, tani nuk qëndroi prapa projektligjit tonë -tha Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.
BDI nuk ka përgjigje në pyetjen, nëse do të ulen në një tryezë të përbashkët me Aleancën, dhe çfarë kompromisi mund të bëhet. Nga ana tjetër, LSDM përmes një konference për shtyp akuzoi VMRO-DPMNE-në për destruktivitet në Kuvend.

E kemi thënë shumë herë, shpesh Aleanca vepron së bashku me VMRO-DPMNE-në, në paraqitjet e përbashkëta. Çfarë miratohet, si dhe në çfarë mënyre, e kemi treguar këtë edhe në të kaluarën. Maxhoranca parlamentare është e qëndrueshme, aktualisht ka 62 deputetë dhe në një periudhë shumë të shkurtër kohe do të votohen të gjitha këto zgjidhje ligjore që i përmenda. Sipas mendimit tim, Aleanca për Shqiptarët duhet të votojë “pro”, sepse këto nuk janë projekte të LSDM-së, por për të mirën e të gjithë qytetarëve – u shpreh Dime Velkovski, LSDM.
Vetëm një ditë më parë Aleanca-Alternativa parashtruan mbi 7,000 amendamente në Komisionin e Financave dhe Buxhetit, ndër të tjera edhe për ligjin për mbështetje financiare të bizneseve në kuadër të masës së pestë ekonomike të Qeverisë. Thonë se do të veprojnë në këtë mënyrë derisa të arrihet kompromis për propozim ligjin e Shtetësisë.

Bllokimi i punës së Kuvendit, ASH-AAA e gatshme për bisedime