Maqedoni

Zjarri në rajonin e Dibrës, arrestohen gjashtë persona nga Kumanova dhe dy shtetas të Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme janë privuar nga liria tetë persona pas paraqitjes së zjarrit në fshatin Melaniçani i Epërm në rajonin e Dibrës, transmeton Alsat. Ndërkaq një person është marrë në bisedë indormative.

“Gjashtë persona janë nga Kumanova, dhe dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa është kryer bisedë informative me një person nga fshati Broshticë”, theksojnë nga MPB.