Gjobë prej 250 eurove nëse uleni në kafene dhe restorant pa certifikatë vaksinimi
Nëse nuk jeni të vaksinuar, ndërsa jeni duke qëndruar në kafene ose jeni në koncert do të dënoheni me 250 euro. Të gjitha objektet hotelierike të cilat nuk do t’i respektojnë masat qeveritare do të dënohen prej 2.500 deri në 30.000 euro, ndërsa dënim do të ketë edhe për personin përgjegjës të objektit prej 1.500 eurove.
Nga Inspektorati Shtetëror i Punës thonë se ata nuk mund t’i dënojnë qytetarët, pasi ajo është punë e MPB-së, teksa personat të cilët nuk do të kenë certifikatë vaksinimi brenda objekteve hotelierike do të ndiqen penalisht për shkak se veprojnë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive.
Ndryshe, nga 16 gushti, të gjitha objektet e mbyllura nuk do të mund të organizojnë festime, ndërsa në pjesë të hapura të cilat janë me kapacitet prej më tepër se 30 mysafirë, duhet patjetër të ketë person që do të mbajë rendin, ndërsa pjesëmarrësit duhet të kenë marrë së paku një dozë vaksine./SHENJA/