VMRO-DPMNE: Carovska pa koncept për zhvillimin e vitit të ri shkollor
Nga VMRO-DMPNE-ja kanë reaguar pas paqartësive nga ana e Ministrisë së Arsimit në lidhje me atë se si do të nis viti i ri shkollor nga 1 shtatori, transmeton Alsat. Nga kjo parti akuzojnë ministren Milla Carovska për paaftësi dhe kaos në sistemin arsimor.
“Prindërit nuk e dinë nëse fëmijët e tyre do të shkojnë në shkollë, mësuesit nuk dinë se si do të ligjërojnë. Përsëri kaos total. Viti shkollor veç sa nuk ka filluar, ndërsa nxënësit ende nuk kanë marrë dëftesat nga viti i kaluar. Për shkak të paaftësisë së Carovskës, ky vit do të fillojë me kaos total ose duke e shtyrë përsëri fillimin e vitit shkollor. Milla Carovska do të duhet të marrë përgjegjësinë për kaosin e plotë në arsim”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.