Diaspora

Ndërroi jetë veprimtari i palodhur shqiptar në Amerikë, Ismet Purellku

Të dashur miq të komunitetit shqiptaro-amerikan,

Ndërroi jetë veprimtari ynë i palodhur Ismet Purellku. Ai një jetë të tërë ia perkushtoi çështjes kombëtare në Amerikë. Gjatë viteve të ’90-ta ishte promotori i shumë aktiviteteve për pavaresinë e Kosovës. Asnjë fushatë për ndihma Kosovës, asnjë fushatë për lobim nuk bëhej pa Ismetin. Ai ishte nismëtar dhe pjesemarrës në çdo demonstratë në Çikago, New York, Washington DC për çështjen kombëtare e për Kosovën në veçanti. Një njeri gjeneroz dhe me vyrtyte të larta kombëtare e njerëzore, që do ti mungoj fort komunitetit tonë. Pusho në paqë vëlla Ismet!