Maqedoni

Muki sjell një lajm të mirë: Do të shtohet transparenca në Qeveri!

Sot në cilësinë e Sekretari të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut bashkë me drejtoreshën e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik, Pllamenka Bojçeva, nënshkruam Memorandum për bashkëpunim.
Qëllimi i këtij memorandumi është promovimi i të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe për realizimin efektiv të të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Për më tepër, detyrimet që rrjedhin nga ky Memorandum do të kontribuojnë në rritjen e përgjegjësisë së institucioneve duke forcuar transparencën aktive të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organeve në përbërje.
Në këtë mënyrë garantohet zbatimi i vazhdueshëm i përcaktimeve strategjike të përmbajtura në Strategjinë e transparencës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2019-2021).
Me miratimin e Ligjit të ri për qasjes të lirë në informacione me karakter publik në vitin 2019, afati për përgjigje ndaj kërkesave për qasje të lirë në informacione me karakter publik u zvogëlua nga 30 në 20 ditë, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut iu bashkëngjit vendeve evropiane për të mundësuar kërkuesve qasje më të shpejtë të informacioneve me karakter publik.
Në këtë drejtim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vitet e fundit punon në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe nga viti 2017 deri më sot me sukses i realizon këto përpjekje, me çka u ngjit në vendi n e parë për transparencë në krahasim me vendet e rajonit. Këtë qasje në muajt e fundit, Qeveria e përcjell edhe në qeverisjen lokale, me çka do të mund në mënyrë përkatëse të ndikohet edhe për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe në vetëqeverisjen lokale.