Vrasja e Komandant Telit e pasbardhur tani 20 vjet
Janë bërë 20 vjet nga vrasja tinëzare e Komandant Telit dhe shokëve të tij në Gazi Babë të Shkupit.
Vrasjen, që pret të zbardhet tashmë 20 vjet, sivjet po e rikujtojmë me dhimbje e krenari. Trimat më të mirë të UÇK-së, që nuk i mposhti asnjë forcë tjetër, i vrau tradhtia tinëzare e atyre që çdoherë ka qenë në shërbim të forcave të errëta antishqiptare.
Duke bërë thirrje për zbardhjen e kësaj vrasjeje, sot po i kujtojmë ata, duke u lutur për shpirtin e tyre dhe duke dëshmuar se ata janë dhe do të mbeten gjithmonë dëshmorë të kombit.
Afrim Gashi