Maqedoni

Humbi jetën një 18-të vjeçare gjatë aksidentit në pikën pagesore “Rramanli” të Kumanovës

Një vajzë 18-të vjeçare humbi jetën, ndërsa dy persona janë lënduar në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmë në afërsi të pikës pagesore “Rramanli”, Kumanovë, kumtoi sot MPB. Automobilat e aksidentuar ishin “audi” dhe “zastava”.

“Mbrëmë në orën 21:55 në SPB Kumanovë është paraqitur se në autostradën Shkup-Kumanovë, rreth një kilometër para pikës pagesore “Rramanli”, ka ndodhur një aksident ndërmjet automjetit “audi” me targa të Kumanovës i drejtuar nga S.V.(20) Kumanovë, dhe automjeti “zastava” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga D.V.(55) nga fshati Nagoriç i Vjetër. Në vendin e ngjarjes vdiq M.M.(18) nga Kumanova, bashkudhëtare në automjetin “audi”, ndërsa S.V. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe D.B. është me lëndime të lehta trupore, të konstatuara në spitalin e Kumanovës”, kumtoi MPB.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori dhe ekipi i SPB-së Kumanovë, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i të vdekurit është dhënë për autopsi.

Aksident dje ndodhi edhe në rrugën lokale Kumanovë-fshati Rramanli në vendin “Maçja glava”, kumtoi sot MPB. Në aksident kanë marrë pjesë dy automobila. Janë lënduar dy të mitur prej të cilëve njëri shofer, tjetri bashkudhëtar dhe dy persona tjerë.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB-së Kumanovë dhe prokurori publik.