Qeveria do shpërblejë zjarrfikësit që morrën pjesë në shuarjen e zjarrit në Koçan
Qeveria në seancën e sotme, vendosi që t’i shpërblejë të gjithë zjarrfikësit të përfshirë në shuarjen e zjarrit në Koçan dhe në zonën përreth, shkroi sonte në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Lupço Nikollovski.
“Shpërblimi prej 10.000 denarëve është në shenjë mirënjohjeje për guximin, profesionalizmin dhe sakrificën e demonstruar në misionin për të shpëtuar jetë dhe për të ruajtur burimet natyrore të atdheut. Sakrifica dhe profesionalizmi i tyre nuk do të harrohen”, tha Nikollovski.
Zëvendëskryeministri Nikollovski edhe një herë shprehu mirënjohje për të gjithë profesionistët, vullnetarët, qytetarët dhe institucionet të cilët, siç ka shkruar, në mënyrë altruiste kanë marrë pjesë në luftën e pamëshirshme kundër zjarrit.
Porositi se duhet të qëndrojmë këtu për njëri-tjetrin sa herë që është e nevojshme.