Maqedoni

Fermerët nga Mateçi i drejtohen Zaevit: Na janë dëmtuar fushat, duam përkrahjen e shtetit

Fermerët nga fshati Matec i Komunës së Likovës kanë apeluar deri te kryeministri Zoran Zaev dhe qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që në këto ditë të nxehta vere shteti ti ndihmojë për t`ia shpaguar dëmet që iu janë shkaktuar nga zjarret dhe i nxehti, shkruan Almakos.
Ata kërkojnë trajtimin e njëjtë si të fermerëve nga Kocani dhe thonë se shteti nuk duhet që për dikë të jetë nënë e për tjetrin njerkë.
“ Unë kam pasur shumë bostan. Ma ka dëmtuar i nxehti dhe ndryshimet klimatike. E di që këto ndryshime klimatike kanë prekur krejt botën dhe është e vështirë që të ndryshohet, por ajo që është në dorë është përkrahja e shtetit. Në pjesët tjera të Maqedonisë së Veriut shteti është duke ndërhyrë dhe ka premtuar se do t`i përkrah fermerët e dëmtuar, ndërsa neve, fermerëve të Matecit na ka lanë në mëshirë të fatit”, deklaroi për Almakos një fermer i irrituar.