Helikopterë të Armatës në Maqedoni e shuajnë zjarrin në Pasjak
Me helikopterë të ARMV-së nga mëngjesi po shuhet zjarri në pikën më kritike të Pasjakut në fshatin Nov Istevnik. Mbështetja ajrore në shuarjen e zjarrit të madh që është aktiv 48 orë në pyllin Sredna ka qenë i domosdoshëm për shkak të intensifikimit të zjarrit dhe pamundësisë të lokalizohet dhe të vihet nën kontroll për shkak të terrenit të pakalueshëm, barit të thatë dhe erës.
“Aktivisht në shuarjen e zjarrit janë përfshirë 90 pjesëtarë të ARMV-së, pjesëtarë të Policisë kufitare, forcat hapësinore të komunës së Dellçevës bashkë me ekipe të NPK ‘Bregallnica’, NP ‘Pyjet e Maqedonisë’, ekipe te NJTKZ nga Dellçeva dhe rajoni”, kanë informuar nga komuna.
Kryetari i komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski ka shprehur falënderim deri të të gjithë individët, institucionet dhe firmat që maksimalisht janë angazhuar në luftën kundër stuhisë së zjarrit.
“Zjarri i madh që ende po përfshinë fshatin Nov Istevnik në Dellçevë e vë në test edhe përgjegjësinë shoqërore dhe humanitetin e individëve, institucioneve dhe firmave. Shpreh falënderim për përgjegjësinë e një numri të madh të qytetarëve të Dellçevës që janë përfshirë drejtpërdrejtë në luftën me stuhinë e zjarrit, por edhe mbështetjen e pamohueshme në mjete materiale. Humaniteti dhe përgjegjësia shoqërore janë tipar i njerëzve të përgjegjshëm që dinë edhe me një kontribut të vogël të mund të bëjnë ndryshime të mëdha”, tha Trajkovski.