Maqedoni

37 raste të reja, 23 të shëruar, asnjë të vdekur nga KOVID-19 në RMV

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.658 testime, ndërsa janë evidentuar 37 raste të reja me koronavirus.

Rastet janë regjistruar në Shkup-15, Tetovë-8, Kumanovë-4, Gostivar-3, Kërçovë-2, Manastir, Strumicë, Koçani, Radovish dhe Dibër nga 1.

Janë shëruar 23 pacientë. Në Tetovë-10, Shkup-4, Kumanovë-3, Kërçovë-2, Gostivar, Shtip, Strumicë dhe Koçani nga 1.

Nuk ka persona që kanë humbur jetën. /SHENJA/