Zjarret/Ministria e Shëndetësisë: Janë trajtuar nëntë pacientë
Ministria e Shëndetësisë njofton se mbrëmjen e djeshme si pasojë e zjarreve në Koçani janë trajtuar nëntë persona, transmeton Alsat. Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak.
“Është kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit, si pasojë e zjarrit. Janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë janë lëshuar në shtëpi. Pacientët u mbajtën në spital për disa orë mbrëmë, ku kanë marrë terapi me oksigjen. Nga zjarri nuk ka të lënduar me djegie”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.