Zaev: Serbia miku më i madh i Maqedonisë Veriore
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ka thënë se Serbia ka qenë miku më i madh i Maqedonisë dhe “i vetmi vend që ka ndarë vaksina për popullin tonë gjatë pandemisë”.
Zaev ka theksuar që miqësia mes Maqedonisë dhe Serbisë është në rritje.
Ai ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin që këto dy vende, por dhe Shqipëria do të jenë prezentë në Ballkan dhe Evropë juglindore, dhe ka inkurajuar për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e Kosovës.
“Së bashku mund të bëjmë shumë, pres që edhe tjerët të na bashkohet. Ballkani s’është më “bombë” e kurdisur, por simbol i miqësisë, dhe iniciativa rajonale “Open Ballkan” krijon mundësi për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve”, tha Zaev.
Zaev, theksoi se reagimet negative të Prishtinës, Sarajevës, dhe Podgoricës, për “Open Ballkan”, “janë të parëndësishme sepse qëndrimet e qytetarëve sipas analizave të bëra janë pozitive, dhe për t’u bashkuar”.
Ai ka folur edhe anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian, duke thënë se “që nga viti 2015 Maqedonia e Veriut ka mbetur me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”,
“S’ka vend që ka pritur më shumë se ne për këtë proces, tha Zaev dhe shtoi se ndjehet i mashtruar nga BE-ja për shkak të procesit të ngadalshëm të pranimit.
“Ndjehem sikur na kanë gënjyer e mashtruat sepse ajo që kanë premtuar nuk është implementuar. Ne nënshkruam Marrëveshjen e Prespës me synimin e integrimit në BE. Kemi pritur 16 vjet e gjysmë, frustrimi është shumë i madh”. /Albanianpost.com