SHGM dhe SPGPM e dënojnë trajtimin e punonjësve medial në Forumin ekonomik
Shkup, 30 korrik 2021
Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM) dhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagojnë ashpër për trajtimin dhe për censurën e mediumeve, gazetarëve dhe fotoreporterëve, në Forumin e djeshëm ekonomik në organizim të kabinetit të kryeministrit në koordinim me kabinetet e kryeministrit të Shqipërisë dhe të presidentit të Serbisë ku u promovua “Ballkani I hapur” mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.
Në SPGMP dhe SHGA dje arritën a nkesa nga gazetarë dhe fotoreporterë se u janë pamundësuar kushte adekuate për punë në Forum, kështu që një pjesë e tyre janë ngritur nga organizuesi nga vendet në të cilat ishin ulur, edhe pse fillimisht u ishte thënë se janë për ta, me udhëzimin “të gjinden” për vend. Me atë, posaçërisht gazetarëve televizivë u është shkaktuar problem në procesin e punës, sepse kanë qenë larg nga kameramanët dhe kontaktit me ta gjatë kryerjes së detyrave të punës.
Plotësisht, fotoreporterëve, përveç që u ishte kufizuar lëvizja, nuk u ishte siguruar vendi për pajisjet e tyre dhe t’I dërgojnë materialet dhe kanë punuar literalisht në gjunjë apo të ulur në dysheme.
SPGPM dhe SHGM reagojnë ndaj informatave se në konferencën për shtyp gazetarëve u ishte kumtuar se nuk do të kenë[ mundësi të parashtrojnë pyetje, përveç tre medium në pronësi shtetërore për të cialt në nivel të kabineteve të organizuesve, me dakordim paraprak që të parashtrojnë pyetje – nga një medium nga tre shtetet e prezantuara në Forum – RTSH, agjencia Tanjug dhe agjencia MIA. Me këtë, edhe pse ishte paraparë dhe dakorduar mundësia për parashtrim të nëntë pyetjeve, të gjitha të nëntat ishin parashtruar nga këto tre medium, pa mundësi që një medium tjetër të parashtrojë pyetje.
Raporti I këtillë I organizuesve përveç që i vë në pozitë të pabarabartë mediumet dhe bën diskriminim në bazë të pronësisë së mediumeve, vendosë edhe praktikë të zgjedhjes së mediumeve të përshtatshme dhe të papërshtatshme për parashtrim të pзetjeve në nivel të kabineteve dhe e shuan lirinë e shprehjes përmes pamundësisë që mediume të ndryshme të parashtrojnë më shumë pyetje në konferencën për shtyp, posaçërisht që për diçka të tillë ka ekzistuar mundësia dhe atë nëntë herë.
SPGPM dhe SHGM i inkurajojnë anëtarët e vet dhe punonjësit e tjerë medial nëse në të ardhmen u pengohet e drejta e raportimit të organizohen dhe ta braktisin ngjarjen. E drejta e informimit është e drejtë e garantuar dhe detyrë e mediumeve, siç është detyrë edhe e organizuesve të ngjarjeve të interesit publik të mundësojnë kushte adеkuate për punonjësit medial.
SPGPM dhe SHGM