Maqedoni

Ahmeti nuk e votoi Ligjin për Nënshtetësi, por do ta festojë Ilindenin në Meçkin Kamen

Pas 30 vjetësh shënim të 2 gushtit apo Ditës së Ilindenit, në Krushevë nuk do të mbahen fjalime politike.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski i cili tha se qëllimi i mosmbjajtjes së fjalimeve politike, kryesisht ka të bëjë që t’u iket përplasjeve që kanë ndodhur viteve të kaluara gjatë shënimit të kësaj date.

Ka njoftuar, se në shënimin e kësaj ngjarje ka ftuar të gjithë liderët, si nga pushteti edhe nga opozita.

Por i vetmi që e ka konfirmuar pjesëmarrjen, është lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti./tv21