Maqedoni

“Mos u habitni…Ali Ahmeti nuk ka dashur të bëhet Ligji për shtetësi”

Lajmi se Ali Ahmeti, Bilall Kasami dhe Menduh Thaçi, të tre partnerë në qeveri nuk e manë votuar sot Ligjin për shtetësi, ka bërë bujë në rrjet. Askush nuk e di shkakun për këtë (mos)veprim të tyre, por ligji u votua pas një debati që zgjati disa muaj, i iniciuar nga Opozita Shqiptare e përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Edhe pse nga partitë në pushtet u munduan ta përvetësojnë këtë si suksese të qeverisë, meritat kryesore për sjelljen e ligjit i mveshen dy partive opozitare shqiptare, të cilat krijuan krizë të thellë politike dhe institucionale dhe e detyruan qeverinë që të pranojë propozimin e tyre, përcjell in7.

Aktivisti qytetar Arianit Xhaferi përmes një shkrimi ironik në facebook, ka treguar arsyen se pse sipas tij, Ahmeti nuk e ka votuar këtë ligj. Sipas Xhaferit, Ahmeti nuk ka dashur ta votojë ligjin sepse po të donte, ai do ta kishte bërë shumë më herët, pasi për 20 vite është në pushtet.

“Mos u habitni që Ali Ahmeti nuk e ka votuar Ligjin për Shtetësi… ai nuk ka dashur…të kishte dashur, do e bënte qysh moti, se qe 20 vjet është në pushtet…”, ka shkruar aktivisti qytetar, Arianit Xhaferi./in7.tv/