Forumi ekonomik në Shkup/ Zaev, Rama dhe Vuçiq me vizion për integrimin rajonal
Nesër në Shkup mbahet forumi ekonomik rajonal me pjesëmarrjen e Kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Persidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Alsat.
Takimi mbahet në kuadër në iniciativës së bashkëpunimit rajonal që njihet si “mini-Shengeni” ballkanik, që sipas paralajmërimit të presidentit serb do të merr një emër të ri. Zaev, Vuçiq dhe Rama do të nënshkruajnë dy memorandum dhe një marrëveshje ndërshtetërore që ka për qëllim për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente.
Zaev, Rama dhe Vuçiq do të paraqesin një vizion politik dhe ekonomik për një rajon të integruar. Forumi i Shkupit për Bashkëpunim Rajonal në Ballkanin Perëndimor do të tubojë më shumë se 300 kompani nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, dhe BeH, si dhe biznese tjera rajonale. Edhe në këtë takim Kosova nuk merr pjesë, sikur edhe samitet e kaluara mes Zaevit, Ramës dhe Vuçiqit.
Në një fjalim që mbajti në konferencën ndërkombëtare “Prespa Forum”, në Ohër më 2 korrik, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova refuzon pjesëmarrjen në nismën e Mini-Shengenit pasi sipas tij rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian.