Maqedoni

Shfuqizohet vendimi i shkallës së parë ndaj Alimit dhe Gurit

Gjykata e Apelit në Shkup informon se në seancën e mbajtur me datë 12.07.2021 është pranuar ankesa e palës mbrotjëse të Ismet Gurit dhe Ejup Alimit për rastin “Titanik 3”. Gjegjësisht Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer rastin në rigjykim nël Gjykatën Penale. Gjykata Penale kishte shqiptuar dënim prej 3 vjet e 6 muaj për të akuzuarit në lëndën “Titanik 3”, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Lënda “Titanik 3” ka të bëj me parregullsitë zgjedhore në Çair në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013.