ASH: Dënimet për organizatorët e “27 Prillit” treguan kapjen e gjyqësorit nga pushteti
Reagoi edhe Aleancë për Shqiptarët. Sipas partisë shqiptare në opozitë vendim për 27 prillin, dëshmoi kapjen e gjyqësorit nga pushteti. “Kur e kujtojmë se si organizatori kryesor, Nikolla Gruevski u arratis, Sasho Mijallkov u shfajësua në një rast tjetër, Agim Nuhiu si ministër i brendshëm as nuk u hetua dhe përgjegjësia iu la vetëm zëvendësit të tij Çavkovit, pastaj ligji për amnisti ndaj dy deputetëve Kërste Mukoski dhe Sasho Vasilevski që hapën dyert e Kuvendit për futjen e turmës brenda, gjë që u konfirmua edhe në gjykimin e sotëm, ndërsa Feta Alimi u dënua padrejtësisht, pastaj e pamë se si Talat Xhaferi shpëtoi Veljanovskin nga marrja e imunitetit, përqafimet e Artan Grubit me djalin e Mijallkovit, fakti që Gruevski ishte informuar nga një funksionar i BDI-së dhe shumë veprime e vendime të ngjashme, vendimi i sotëm i gjykatës nuk na habit” theksohet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.