Pavarësisht përhapjes së mutacionit Delta, autoritetet shëndetësore në vend thonë se nuk ka nevojë për masa të reja
Shkupi dhe Tetova janë qytetet me më shumë të prekur nga lloji “dellta” I virusit korona. Ministri I Shëndetësisë Venko Filipce për ALSAT konfirmoi se nuk do ketë masa të reja restriktive kundër përhapjes edhe më të madhe të virusit, siç ndodh në vendet e rajonit por dhe në botë. Por ndryshe nga autoritetet, një pjesë e ekspertëve vendosjen e masave e shohin si diçka të nevojshme por të vonuar. Mikrobiologu Nikolla Panovski konsideron se masat kundër përhapjes së llojit “Dellta” duhej të vendoseshin përpara se të regjistrohet rasti I parë në vend nga ky mutacion.
“ Masat duhej të ndërmerreshin para 3 javësh përpara se të vinte ky mutacion në vendin tonë. Që atëherë duhej të kërkohet testim nga njerëz të cilët vijnë në Maqedoni, dhe atyre që shkojnë në pushime në vende ku ka të prekur 50-60 herë më shumë se tek ne mes tjerash, Greqia, Bullgaria të cilët neve na kërkojnë, të ishte si reciprocitet dhe të hiqet vendimi për festa në ambiente të mbyllura. Kjo është minimum që do duhej të ishte bërë. Nuk e sollën, dhe normalisht tash do kemi rritje të rasteve dhe do jetë e vështirë të kontrollohet përhapja”- deklaroi Nikolla Panovski, Epiemiolog.
Autoritetet lokale të qytetit të Tetovës thonë se dy javët e fundit regjistrojnë më shumë raste të cilat dalin si pasojë e dasmave në ambiente të mbyllura.
“ Këtë periudhë, kryesisht javën e fundit, dhjetë ditët e fundit kemi një rritje të pa pritur të rasteve të reja të infektimeve me Kovid19 e cila indirekt mund të themi se vjen si pasojë e këtyre tubimeve apo ahengjeve familjare në numër të madh të pa kontrolluar. Kisha një apel deri te të gjithë qytetarët të cilët janë pjesëmarrës në këto tubime familjare. Ata të cilët dyshojnë te vetvetja se kanë sado pak ndonjë simptoma apo shqetësim që e vërejnë se mund të jenë të infektuar mos të shkojnë nëpër këto mbledhje sepse indirekt infektojnë edhe njerëz të tjerë dhe vijmë deri te këto rezultatet të cilët nuk dëshirojmë që t’i kemi përsëri”- pohoi Besnik Mustafai, Shtëpia e Shëndetit Tetovë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 24 raste të reja me korona virus nga 4133 testime. Janë shëruar 6 pacient ndërkaq nuk ka viktima të regjistruara. Në gjithë territorin e vendit janë gjithsej 310 raste aktive.