Çka duhet të (mos ) bëjë Kurti ?
Muhamed Halili
Kaluan muajt e “mjaltit “për qeverinë Kurti 2. Në fakt opozita edhe gjatë muajit “të mjaltit” nuk e kurseu atë nga kritikat herë me bazë e herë pa bazë , sipas mendimit tim duke u udhëhequr nga dëshirë e flaktë në zemër që ajo të dështojë dhe me këtë të fillojë rënia e ndikimit të kësaj partie në masat popullore duke mos qenë e vetëdijshme se dështimi në disa pika kyçe në politikëne e jashtme mund të sjellë edhe dështimin e konstituimit të tërësishëm të shtetit të Kosovës.
Dihet se kjo qeveri, si edhe shumë të tjerat, nuk e ka tapinë e përjetshme të udhëheqjes poqese nuk ecë drejt rrugës së skicuar parazgjedhore dhe fillon të devijojë nga ajo duke filluar të eci rrugës së përbuzur nga ajo kur ishte në opozitë.
Ajo që është për të përshëndetur është fakti se qeveria Kurti me guxim e ka filluar rrugën drejt ç’rrënjosjes së krimit dhe korrupsionit të organizuar, duke i shkatruar strukturat mafioze të strukura në institucionet e shtetit të cilat jetonin në luks të paparë me paratë që vinin nga xhepi i taksapaguesve kosovarë.
Akraballëku, nepotizmi, partizimi i shtetit nuk do mend se krijuan një shtet joefikas dhe situatë të rëndë ekonomike që e bëri shumë të rëndë jetesën e kosovarëve dhe paralizoi institucionet e pakta kosovare.
Kjo ishte ajo që në planin e brendëshëm e bëri qeveria Kurti 2 për një kohë tepër të shkurtë.
Por, Kurti dhe ekipi i tij duhet të mos i bëjë ato që i kritikoi kur të tjerët ishin në qeveri:
-të mos e zavendësojë një familjarizëm me një familjarizëm tjetër, të mos e partizojë shtetin në mënyrë edhe më të rëndë se të mëparshmit;
-të mos lejojë zavendësimin e një korrupsionit me një korrupsion tjetër vetanak;
-të mos lejojë forcimin material të partisë së tij dhe dobësimin e shtetit por forcimin e shtetit si dhe dobësimin e oligarkëve partiakë, që vetë është deklaruar se do të jetë platforma e tij politike në drejtimin e shtetit.
Në rrafshin e politikës së jashtme, (për dëshprimin e madh të opozitës kosovare) për një kohë të shkurtër Kurti krijoi një koncepcion të ri të drejtimit të politikës së jashtme.
Së pari riparimi i makinës së vjetruar dhe të prishur në kuadër të Minstrisë së Jashtme ishte domsdoshmëri e kohës: Kosova viteve të fundit si rezultat i mosefikasitetit të politikës së jashtme ku një pjesë e diplomatëve ishin nipë e mbesa dhe dashuriçka të funksionarëve të lartë shtetëror, të drejtuar nga diplomatë familjarë të përjetshëm dhe jo të aftë solli si rezultat uljen e ndikimit të Kosovës te miqët e saj, ç’njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shumë shtete nga të cilat njohja u arritë me politikën e korruptimit të udhëheqjes të shteteve me korrupsion të thellë. Këtu duhet përgëzuar ministrja e jashtme Donika Gërvalla dhe asaj duhet ti jepet mbështetje edhe nga opinioni publik.
Kjo ishte ajo që duhej bërë dhe e bëri Donika Gërvalla, ministrja e jashtme e Kosovës.
Çka nuk duhet të bëjë Donika?
Donika ka të drejtë të jetë krenare me atdhedashurinë, luftën për shtetësinë e Kosovës së babait të saj poetit, muzikantit, intelektualit të madh Jusuf Gërvalla. Donika, megjithate nuk ka të drejtë, që në takimet zyrtare me jashtë bisedimet të fillojnë e mbarrojnë me vrasjen e babait të saj organizuar me ndihmën e kosovarëve nga UDB-ja jugosllave. Ajo duhet ta dijë se lufta për atdhe dhe shtet historikisht ka mbaruar me viktima të patriotëve. Vetëm ti përkujtojmë sakrificat familjare të Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit e shumë të tjerëve ku jo vetëm kanë humbur pasurinë, por i kanë zhdukur familjarët e afërm e të largët të tyre. Dhe mbi ata sakrifica sot është ndërtuar Shqipëria e Kosova. Ata sot jetojnë në kullën e madhe të shtetndërtimit kurse lahperët dhe hajdutat, si dhe pasardhësit e tyre, do të jetojnë me shekuj në kullën e shtetplaçkisjes dhe shtet shitjes, në kullën e tenderëve dhe të turpit.
Donika si intelektuale dhe atdhedashëse e madhe në veprimet e saja politika nuk duhet ta çojë gjuhën para mendjes. Asaj nuk duhet t’i ndhodh shpesh të vetëdemantohet duke u arsyetuar se gazetarët apo oponentët ia shtrembërojnë deklarimet e saja politike.
Çka bëri dhe nuk duhet të bëjë Kurti?
Kurti bëri atë që strukturat e dashuruara në vlerën e parasë dhe aktorë të krimite korrupsionit nuk e patën ëndërruan se mundi ta bëjë.
Kurti i demantoi politikanët e “mëdhenjë” titistë se është leninist-enverist dhe është njeriu që e urren Amerikën dhe e do Rusinë.
Përkundrazi ai me një vizion të qartë ecë rrugës së krijimit të shtigjeve të reja në politkën e jashtme me një kurs proevropain dhe proamerikan. Fillimi i krijimit të urave të bashkëpunimit me presidentin francez Emanuel Makron e mësoi atë se ku janë shkaqet Pse Kosova është i vetmi shtet i Ballkanit ende pa liberalizim vizash dhe Kosova e getoizuar si Palestina. Takimi me grekun Micotakis dhe burrështetas tjerë (edhe pse joformal) filloi t’i hap shtigjet e njohjeve të reja të Kosovës. E një rëndësie të madhe është që në një të ardhme të afërme Greqia ta njoh Kosovën, gjë që do të ishte një grusht i fortë miqësisë tradicionale greko-serbe.
Albin Kurti mu duket se është i vetëdijsh;m se rruga e dialogut efektiv dhe n; dobi të krijimit të një shteti efektiv të Kosovës nuk kalon me filozofinë e kompromisit në dëm të kompaktësisë territoriale të Kosovës. Ideja dhe platforma e Qeverisë së tij që me Serbinë të bisedohet me pozicione të barabarta duhet ndjekur deri në fund.
Krijimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë i marrur si obligim për zbatim nga qeveria Mustafa nëse nuk respektohen rekomandimet e Gjykatës kushtetuese të Kosovës do të thotë krijimin e një shteti gjysmak dhe joefektiv me shumë shtete të vogla kishtare të Sveti Savës brenda Kosovës. Nuk duhet pranuar fare filozofia e krijimit të minishteteve kishtare kur e tërë bota angazhohet për krijimin e sjhteteve sekulare.
Filozofia kurtiane e moskrijimit të asociacionave njëetnike bazën e ka në krijimin e një shteti multietnik efikas ku minoritet do të integrohen në funksionimin e shtetit të Kosovës. Kështu i imagjinuar Asociacioni i komunave serbe heret apo vonë do të shpie në një situatë konfliktuoze.
Konsideroj se në këtë fazë edhe liderët politikë të Luginës së Preshevës duhet t’i aktuaalizojnë kërkesat e tyre brenda funksionimit të shtetit. Politika e reciprocitetit me Serbinë nuk është mendjemadhësi e Kurtit por krijimi i dijalogut të barabartë shtet me shtet dhe nuk duhet hudhur aspak poshtë.
Në lobimin për njohjen e mëtejme të Kosovës Kurti duhet ta ve në veprim edhe autoritetin e figurave të larta kombëtare me ndikim në shtetet e fuqishme, siç është i madhi Kadare e të tjerë. Kurti rreth vetes duhet të jetë i rrethuar me këshilltarë të ditur dhe me përvojë në politikën ndërkombëtare dhe jo me axhami të cilët mund të kenë die politike por me mungesë kilometrash në politikë dhe ekipi i tij ditëpërditë t’i analizojë studimet e diplomatëve të njohur ose së paku t’i angazhojë ata në kabinetin e tij, siç është ambasadori Shaban Murati me shkrimet dhe përvojën e tij (përkundër faktit se kemi pasur kundërshtime të ashpra në të kaluarën). Ai dhe Donika nuk duhet ta anashkalojnë edhe Vlora Çitakun me dijen dhe përvojen e saj të madhe politike duke qenë me sukses përfaqsuese e Kosovës në OKB, sepse Vlora është bija e Kosovës e shkolluar në diplomaci me mundin dhe djersën e kosovarëve. Ajo është pdk-iste vetëm kur nuk i përfaqson përjshta e përgjithëshme të shtetit.
Ajo që Ministria e mbrojtjes bëri me gjeneralin Clark është një gjest i madh dobiprurës për Kosovën dhe këtë rrugë duhet ta ndjekin edhe institucionet tjera. Tash vetëm kaq.
Çka nuk duhet të bëjë Albin Kurti?
Së pari ai nuk duhet të identifikohet me sjelljet e hajdutëve paraardhës të tij: të lejojë të tjerët ti paguajnë një apartament hoteli për një natë 7000 franga zvicerane.
Nuk duhet të lejojë me ftesën të ndonjë think tanku evropian apo amerikan të qëndrojë në ndonjë konferencë (qoftë edhe të rangut të lartë) katër apo pesë ditë në kohën e një fatkeqësie në shtet dhe me mbulesë të shpenzimeve nga një shtet i jashtëm. Tia përkujtojë se një ministër danez i fqinjësisë së shoqes së tij para 15 viteve dha dorëhjekje kur i zbulua se ministrit danez ia kishte paguar hotelin nikoqiri. Në botën e zhvilluar kjo quhet korrupsion.
Së fundi Kurti , si modest që është, nuk duhet të lejojë dita të fillojë me te dhe familjen e tij,duke imagjinuar se i takon një xhet seti evropian e botëror duke qënë i pranishëm çdokund në manifestime kulturore apo sportive siç ishte rasti në festalin e Kanit.
Për mua personalisht nuk do të ishte vlerë poqese lexojë lajme, siç lexova këto ditë, se vajza e një udhëheqsi të shtetit kosovar do të studjojë në Zvicër e ai studim do ti kushtojë diku 80000 franga zvicrane. Kurtin në fund të mandatit dua ta shohë modest e të pakorruptuar siç është deri më tani.