Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, Fetahi bën thirrje për bamirësi
Mëngjesi i sotëm mblodhi besimtarët mysliman në të gjitha xhamitë e vendit. Lutjet e mëngjesit shënuan edhe fillimin e kremtes së Kurban Bajramit. Ceremonia kryesore u mbajt në Xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, ku përveç objektit u mbushën edhe ambientet e jashtme të saj.
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në fjalimin e tij bëri thirrje për bamirësi.
“Të dashur besimtar vëllezër e motra po përjetojmë festen e madhe të Kurban Bajramit, festë e cila sjell gëzime të mëdha për të gjithë ne, në familjet tona dhe mbarë myslimanët në vend e më gjerë. Kurban Bajrami është festë e madhe me domethënie historike për njerëzimin në përgjithësi dhe për besimtarët në veçanti.”- deklaroi Reis Shaqir Fetahu, Kreu i BFI-së.
Sipas traditës në pjesën tjetër të ditës pasuan vizitat familjare për të shkëmbyer urimet mes vete. Për dallim nga viti i kaluar kur pandemia e virusit korona ishte në pikun e përhapjes, sivjet autoritetet nuk kanë pasur masa restriktive të hyrje-daljeve nëpër familje apo faljen nëpër xhami.
“Ta forcojmë paqen në mes nesh dhe në tërë botën ta largojmë të keqën mes njerëzve, të na dhurojë durim në sprovat e kësaj jete. Allahu na bekoftë me të mirat e tij të pakufishme për shumë jetë e gëzofshim Kurban Bajramin.”- pohoi Reis Shaqir Fetahu, Kreu i BFI-së.
Mesazhe të urimeve kanë dërguar të gjithë krerët e parive politike dhe institucioneve në vend.