Hyn në fuqi ulja e TVSH-së së rrymës
Hyri në fuqi Ligji për uljen e TVSH-së së rrymës, nga 18 në 5 për qind . Ndryshimet e miratuara për të cilat deputetët votuan të premten u botuan në Gazetën Zyrtare. Kjo do të thotë se qytetarët do të paguajnë 5 për qind TVSH, për energjinë elektrike të shpenzuar deri më 1 korrik 2022. Sidoqoftë, faturat e korrikut që qytetarët do ti marrin muajin tjetër do të jenë më të larta, sepse rryma më e shtrenjtë për 12.3 për qind filloi të tarifohej nga 1 korriku.