Kuriozitete

A e dini sa kushton hamburgeri më i shtrenjtë në botë!?

Robert Jan de Vin nga Hollanda sapo ka thyer rekordin botëror për hamburger më të shtrenjtë në botë, me krijimin e tij të fundit të quajtur Golden Boy. Në raport me të tjerët, nuk shquhet me madhësinë e saj por me përbërësit nga të cilët është bërë dhe kjo është arsyeja pse është shitur për 5,000 euro.

Hamburgeri është bërë nga viçi, havjar Beluga dhe ari i ngrënshëm. Është interesante që të gjitha të ardhurat nga ky hamburger janë parashikuar për qëllime humanitare, dmth në kurriz të një banke holandeze të ushqimit.

Deri më tani është shitur vetëm një kopje, dhe Roberti është gati të bëjë aq sa i nevojitet nëse ka më shumë të interesuar.