Maqedoni

Kë do të mbështesë LSDM në Tetovë, BDI-në apo Besën? Përgjigjet Zaev për TV21

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, për TV21 tha se deri në fund të muajit do të dihen koalicionet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti. Por ai megjithatë shtoi se mbështetjen do ta marrë partia e cila do të ketë koalicion por pa specifikuar se a do të jetë BDI-ja apo Lëvizja Besa.

“Ende nuk kam përgjigje, por shpresojmë se do të arrijmë marrëveshje deri në fund të këtij muaji. Me BDI-në, Besën dhe PDSH-në. Atje ku kemi më shumë kandidatë nga koalicioni ynë, ai që do të hyjë në rrethin e dytë, është logjike se do ta ketë mbështetjen e të gjithë partnerëve të koalicionit”, tha Zaev për TV21.

I pyetur nga TV21, çka nëse në Tetovë në rrethin e dytë do të shkojnë Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa, kryeministri Zaev me përgjigje: “Është ende herët të jepen përgjigje të tilla për supozime të tilla. Përgjigja ime në këtë pyetje mund të shkaktoj problem në koalicion. Shumica prej nesh mendojnë se LSDM në rrethin e dytë do të hyjë me kandidatin nga Aleanca. Është herët për të folur teorikisht”, deklaroi për TV21, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.