Rajon - Botë

Babai i dëshpëruar në Gjermani: Nuk i gjejë dot vajzat, s’di a janë gjallë

Me dhjetëra qytetarë janë raportuar të zhdukur nga përmbytjet masive në Gjermani, ndërsa deri tani kanë vdekur të paktën 58 jetë njerëzish.

Një baba i dëshpëruar u shfaq Live në BILD duke treguar se dy vajzat e tij ndodhen në vendin e përfshirë nga përmbytjet dhe nuk ka mundur të lidhet me to.

Kontakti i fundit telefonik që kishte pasur me vajzat të moshave 13 dhe 17 vjeçe kishte qenë të mërkurën në mbrëmje dhe që prej atij momenti nuk ka më asnjë lajm prej tyre.