Shkencëtarja kryesore e zbulimit të vaksinës kineze, Sinovac vdes nga coronavirusi
Shkencëtarja kryesore e testimit të vaksinë kineze, Sinovac në Indonezi vdiq të mërkurën nga COVID-19, thanë mediat indoneziane.
Vdekja e Novilia Sjafri Bachtiar vjen ndërsa viktimat nga coronavirusi arrijnë nivele rekord në Indonezi, një nga vendet ku vaksina Sinovac është përdorur më gjerësisht.
Ministri i ndërmarrjeve shtetërore, Erick Thohir publikoi një mesazh në Instagram duke thënë se kjo ishte “humbje e madhe” për kompaninë farmaceutike, BioFarma, e cila merret me prodhimin e vaksinës, raporton cnn.
“Ajo ishte shkencëtare kryesore dhe drejtuese e dhjetëra provave klinike të bëra nga BioFarma, duke përfshirë provat klinike të vaksinës në bashkëpunim me Sinovac”, tha ai.
BioFarma nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi vdekjen e Novilias, e cila ishte në të pesëdhjetat e saj.
Infeksioni dhe vdekjet e punonjësve shëndetësorë në shtetin indonezian që kishin marrë vaksinën Sinovac i kanë shtuar pyetjeve mbi efektivitetin e tij në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjen.