Rajon - Botë

Kryetari i Miamit këshillon SHBA-të që të intervenojnë ushtarakisht në Kubë si në Kosovë

Kryetari i Miamit të Floridës, Francis Suarez, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të eksplorojnë mundësitë për sulmet ajrore kundër Kubës, duke thënë për Fox News se “ajo që duhet të mendohet tani është një koalicion i veprimeve të mundshme ushtarake në Kubë” i ngjashëm me ndërhyrjet e SHBA-së në Panama dhe Kosovë nën presidentët nga të dy palët – republikanët dhe demokratët.

I pyetur nëse po sugjeronte sulme ajrore në Kubë, republikani kubano-amerikan u përgjigj “Ajo që unë po sugjeroj është se opsioni është ai që duhet të hulumtohet dhe një që nuk mund të hidhet thjesht “.

Në intervistën e tij për Fox, Suarez u pyet për një mesazhin në Twitter nga Ben Rhodes, një udhëheqës i Departamentit të Shtetit nën ish-presidentin amerikan, Barack Obama, i cili hoqi shumë nga kufizimet ekonomike kundër Kubës. Pasardhësi i Obamës, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, rivendosi pjesën më të madhe të kufizimeve dhe Rhodes i bëri thirrje presidentit amerikan, Joe Biden të hiqte një “embargo mizore”, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk mendoj se embargoja është aspak mizore”, tha Suarez, 43. “Unë mendoj se populli Kuban nuk po kërkon heqjen e embargos. Ata do të dalin në rrugë çdo ditë duke folur për dështimin e regjimit komunist për të siguruar njerëzit e tij … Ai ka dështuar për gjashtë dekada”, tha ai.

“Ajo që duhet të mendohet tani është një koalicion i veprimeve të mundshme ushtarake në Kubë, i ngjashëm me atë që ka ndodhur … si në administratat republikane ashtu edhe në ato demokrate”, tha Suarez, përpara se të referonte pushtimin e vitit 1989 në Panama nën presidentin, George H.W. Bush dhe sulmet ajrore të SHBA-së në Jugosllavi, si pjesë e rolit të NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

“Ata rrëzuan Noriegën dhe ai vend kishte demokraci paqësore për dekada me radhë … Dhe Presidenti Bill Clinton në Kosovë, duke ndërhyrë në një çështje humanitare me sulme ajrore”, shtoi ai.