“Titanik”, “Talir” dhe “Tenderët” fillojnë nga e para, shkarkohet gjykatësi porotë
Rasti më i madh i Prokurorisë Speciale, “Titanik”, me 21 të akuzuar për parregullsi zgjedhore, do fillojë nga e para. Arsyeja është vendimi i Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e anëtarit të porotës Mitko Sandev. Rasti filloi të gjykohet në vitin 2018. Pas tre viteve gjykim, provat e paraqitura nga prokuroria, 150 dëshmitarë të dëgjuar, “Titaniku” fillon nga e para për shkak të shkarkimit. “Titaniku” është një nga rastet kryesore të ish Prokurorisë Speciale. Mashtrime zgjedhore, keqpërdorimi i financave për fushatë, ryshfet dhe blerje e votave janë disa nga kualifikimet. Në mesin e të akuzuarve janë ish krerët e VMRO – DPMNE-së.