Tetovë: Në ora 1 pas mesnatës, u arrestuan 9 femra nga Rusia, Shqipëria e Maqedonia në një lokal
Më 10/11.07.2021 gjatë periudhës prej 23:50 deri në ora 01:00, pas një plani të përgatitur paraprakisht nga ana a inspektorëve është kryer aksion kontrolli në një objekt hotelerik në Tetovë, në pronësi të A.B.(44) nga Tetova.
“Gjatë kësaj janë kapur 9 femra të cilat i kanë argëtuar klientët, prej të cilave tri kanë qenë shtetase të Rusisë, nga një nga Ukraina dhe Shqipëria dhe katër shtetase të Maqedonisë së Veriut. Personat janë arrestuar nga liria dhe mbajtur në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.