Radev: Nga Maqedonia e Veriut varet nëse do të hiqet bllokimi
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i ka komentuar marrëdhëniet dhe bisedimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pas votimit të tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Sofje.
“Politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk varet se cila qeveri është në pushtet dhe si do të jetë përbërja parlamentare, por varet nga udhëheqja e dialogut të hapur konstruktiv mes Shkupit dhe Sofjes dhe ky dialog duhet të udhëhiqet në këto dy kryeqytete. Jo në Bruksel ose Paris dhe po ashtu varet edhe nga kriteret që i ka përmbushur Shkupi për anëtarësim në BE”, tha Radev.
Në pyetjen nëse Bullgaria duhet ta heq bllokimin, Radev tha se se “miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe udhëheqësit duhet ta heqin bllokimin”.