Maqedoni

Analizë: Komunat me shumicë maqedonase të parët për krime urbanistike, ato shqiptare më të kujdesshme

Shkup, 9 korrik – Për gati 30 vite me rradhë ndërtimet pa leje janë shëndrruar në një shqetësim kryesor në Maqedoninë e Veriut, fenomen i cili ka përfshirë tërë territorin e vendit tonë, kësaj nuk i ka shpëtuar as kryeqendra e vendit tonë Shkupi, e në këtë rajon ndërimet ilegale po ndodhin në të gjithë territorin e saj pa dallim etnik, të cilat ndërvite kanë shënuar ulje dhe ngritje, por që asnjëher nuk është ndalur së ndërtuari.

Në bazë të ligjit për ndarje territoriale Qyteti i Shkupit ka një status të vecantë, pjesë e saj janë 10 komuna, ajo ka një sipërfaqe prej 571.46 kilometra katrorë dhe në bazë të regjistrimit të vitit 2002 ka gjithsej 506.926 banorë, e që në bazë të po këtij regjistrimi maqedonasit përbëjnë grupin më të madh etnik me 66.7 %, pastaj renditen shqiptarët me 20.4 %, në vendin e tretë janë romët me 4.6 % si dhe egzitojnë grupe të tjera etnike, shkruan Zhurnal.

Lagja Aerodrom që është një nga 10 komunat që përbëjnë Qytetin e Shkupit, e cila u krijua në bazë të ligjit për ndarje territoriale të vitit 2004, ka gjithësej 72.009 banorë, nga të cilët 96 % janë të komunitetit maqedonas, 2 % janë serb, shqiptar 1.4 % si dhe egzistojnë kombësi të tjera.

Buteli shtrihet në pjesën veri-qendrore dhe veri-lindore të Shkupit, sipas regjistrimit të vitit 2002 në këtë komunë jetojnë 36.154 banorë, nga të cilët 63.3 % janë maqedonas, 25.2 % janë shqiptarë, 3.6 % turq si dhe egzistojnë etni të tjera.

Gazi Baba është një komunë tjetër e Shkupit, në bazë të regjistrimit të vitit 2002 ka gjithsej 72.617 banorë, ku maqedonasit përbëjnë grupin më të madh etnik me 73.67 %, shqiptarë 17.21 %, serb 2.9 % si dhe egzistojnë etni të tjera.

Gjorçe Petrov ka një sipërfaqe prej 66.93 kilometra katrorë, dhe ka gjithësej 9041 banorë sipas regjistrimit të vitit 2002, ku maqedonas janë 85.2 %, serb 4.2 %, shqiptar 3.8 % si dhe egzistojnë etni të tjera.

Karposhi është një komunë tjetër e cila përben Qytetin e Shkupit, në bazë të regjistrimit të vitit 2002 kjo komunë ka 59.810 banorë, ku maqedonasit përbëjnë shumicën me 88.52 %, serbet rënditen të dytët me 3.67 %, shqiptarët me 3.26 % si dhe ka etni të tjera por në shifra më të vogla.

Kisella Voda është një tjetër komunë e Shkupit, e cila ka 125.379 banorë, nga të cilët maqedonas janë 91.7 %, serb 2.5 %, rom 1.3 %.

Saraji ka gjithësej 35.408 banorë, ku shumicë në këtë komunë janë shqiptartë me 91.5 %, në vendin e dytë renditen maqedonasit me 3.9 % kurse në vendin e tretë janë boshnjakët me 3.2 %.

Komuna Qendër a gjithësej 82.604 banorë, nga të cilët 85.4 % janë maqedonas, 4.5 % serb, 3.2 % shqiptarë.

Çairi sipas regjistrimit të vitit 2002 ka gjithësej 64.773 banorë, nga të cilët 57.0 % janë shqiptarë, 24.1 % janë maqedonas, 6.9 % turq, 4.8 % janë rom si dhe egzistojnë etni të tjera.

Komuna e Shuto Orizares ka gjithësej 17.357 banorë sipas regjistrimit të vitit 2002, ku romët përbëjnë shumicën me 76.6 %, të dytët janë shqiptarët me 14.9 %, maqedonasit me 5.5 %, informon Zhurnal.

Ndërimet Ilegale në Qytetin e Shkupit sipas të dhënave të Entit Statistikorë të Maqedonisë së Veriut për vitin 2016 dhe ndarja e ndërtimeve pa leje në bazë të komunave:

Qyteti Shkupit 206
Aerodromi –
Buteli 36
Gazi Baba 37
Gjorçe Petrov 22
Karposh 32
Kisella Voda 24
Saraji 3
Komuna Qendër 37
Çair 11
Shuto Orizare 4
Këto të dhëna të vitit 2016, na tregojë se në komuat ku janë shumicë shqiptarët janë ndërtuar vetëm 14 objekte ilegale, ndërsa në komuat ku maqedonasit janë shumicë janë ndërtuar gjithëse 188 objekte pa leje.

Ndërimet ilegale në Qytetin e Shkupit sipas të dhënave të Entit Statistikorë të Maqedonisë së Veriut për vitin 2017 dhe ndarja e ndërtimeve pa leje në bazë të komunave:

Qyteti Shkupit 157
Aerodromi 13
Buteli 37
Gazi Baba 12
Gjorçe Petrov 6
Karposh 39
Kisella Voda 16
Saraji –
Komuna Qendër 23
Çair 8
Shuto Orizare 3
Në vittn 2017 kemi rënie të ndërtimeve ilegale në Qytetin e Shkupit në krahasim me vitin 2016, ku në këtë periudhë në komunat ku dominues janë etnia shqiptare janë ndërtuar 8 objekte pa leje, ndërsa tek ato ku dominon etniteti maqedonas janë 146 objekte pa leje.

Ndërimet ilegale në Qytetin e Shkupit sipas të dhënave të Entit Statistikorë të Maqedonisë së Veriut për vitin 2018 dhe ndarja e ndërtimeve pa leje në bazë të komunave:

Qyteti Shkupit 226
Aerodromi 14
Buteli 45
Gazi Baba 35
Gjorçe Petrov 19
Karposh 3
Kisella Voda 18
Saraji –
Komuna Qendër 71
Çair 6
Shuto Orizare 15
Ndërtimet pa leje në vititn 2018 u rritën ndjeshëm në krahasim me vititn 2017 në Qytetin e Shkupit, ku në këtë vit ndërtime ilegale në komunat e dominuara nga shqiptarët ishin vetëm 6, kurse në ato të dominuara nga komuniteti maqedonas kishte 205 të tilla, informon Zhurnal.

Ndërimet ilegale në Qytetin e Shkupit sipas të dhënave të Entit Statistikorë të Maqedonisë së Veriut për vitin 2019 dhe ndarja e ndërtimeve pa leje në bazë të komunave:

Qyteti Shkupit 153
Aerodromi *-
Buteli 37
Gazi Baba –
Gjorçe Petrov 39
Karposh *-
Kisella Voda 22
Saraji –
Komuna Qendër *-
Çair 45
Shuto Orizare 10
Në vitin 2019 kemi rënie të ndërtime në krahasim me vitin paraprak, por këtu vlen të theksohet se komuat Aerodrom, Karposh dhe Qendër nuk kanë paraqitur të dhënat për ndërtimet ilegale, si edhe në vitet tjera edhe në këtë vit për ndërtie pa leje dominojnë komunat e udhëhequra nga komuniteti maqedonas me 98, kurse komuat ku dominojë shqiptarët ka pasur 45 të tilla.

Ndërimet ilegale në Qytetin e Shkupit sipas të dhënave të Entit Statistikorë të Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 dhe ndarja e ndërtimeve pa leje në bazë të komunave:

Qyteti Shkupit 198
Aerodromi 45
Buteli 45
Gazi Baba –
Gjorçe Petrov 28
Karposh 24
Kisella Voda 12
Saraji –
Komuna Qendër 42
Çair 2
Shuto Orizare –
Në 2020 kemi rritje të ndërtimeve pa leje, dhe përsëri komuat e dominuara nga komuniteti maqedonas dominojnë edhe ndërtimet pa leje në këtë vit me 196, kurse komuat shqiptare kishin vetëm 2. Ajo që bie në sy është fakti se komuna e Sarajit e cila ka mbi 91 % shqiptarë që nga 2016 e deri më vitin 2020 nuk ka asnjë ndërtim pa leje.

Të dhënat e Entit Statistikorë për Qytetin e Shkupit na tregojnë se komunat që udhëhiqen nga komuniteti maqedoas kanë shumë më shumë ndërtime pa leje, në krahasim me ato që dominohen nga komuniteti shqiptarë, e që kjo hedh posht paragjykimet se janë shqiptarët ata që po bëjnë krim urbanistik në kryeqendrën e vendit tonë./Zhurnal.mk