Maqedoni

Deklarohet BDI: Nuk do ta mbështesim rezolutën e VMRO-DPMNE-së

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim iniciativën e OBRM-PDUKM-së për rezolutë ndaj Bullgarisë e shohin si tentim për të fituar pikë politike në prag të zgjedhje lokale.

Bujar Osmani në një deklaratë tha se deputetët e BDI-së nuk do ta mbështesin këtë rezolutë.

“Nuk është serioze që interesat shtetërore të vendosen në funksion të zgjedhjeve.

Dëmton interesat shtetërore dhe të gjithë qytetarëve”, tha mes tjerash Osmani.