September 28, 2024
Maqedoni

Edi Rama e pyet Teuta Arifin kur do ti lëshoni në përdorim autobusët urban në Tetovë

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi njëherit nënkryetare e BDI-SË e cila po merr pjesë Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Prespa Dialogue Forum 2021” ka takuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama informon Tetovasot.Me këtë rast z.Arifi tha se kisha mundësinë ta uroj për fitoren në zgjedhjet parlamentare, si dhe për lidershipin, përkushtimin dhe punën e dëshmuar, për ta shtyer Shqipërinë në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik!
Në Forumin e Prespës për Dialog pikëpamjet e tyre i ndanë edhe ekspertë, politikanë dhe funksionarë të tjerë nga rajoni dhe institucionet ndërkombëtare.
Mirëpo burime nga konferenca në Ohër thonë se “kënaqësia” e takimit ka përfunduar në momentin kur Edi Rama e ka pyetur Arifin se kur do të lëshohen në përdorim autobusët urbanë në qytetin e dy Universiteteve. Arifi ka mbetur pa përjigje në këtë pyetje, siç thonë ato burime.