BallinaMaqedoni

Maqedonia dhe Kosova “bashkojnë” kufirin në Bllacë, nuk do ketë më kolona të gjata

Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla, sot kanë bërë inspektim në pikën kufitare “Bllacë” për të parë realizimin e projektit “One stop shop”, gjegjësisht kontroll të përbashkët në pikat kufitare.

Ministrat Toshkovski dhe Sveçla në “Bllacë”, u shprehën të kënaqur me realizimin e punimeve, ndërsa thanë se fillimisht ky projekt do të jetë në formë testuese.

“Konstatojmë fillimin e periudhës test për ‘one stop shop’ për qytetarët tanë. Pajisjet teknike janë instaluar dhe kemi parë se projekti është gati për fazën e testimit. Çdo shtet do ta mbrojë hyrjen e vet”, tha Toshkovski.

Ndërsa ministri Sveçla theksoi se të dy shtetet duhet ta vazhdojnë komunikimin, në mënyrë që ta rrisin bashkëpunimin.

“Jam i kënaqur për punimet që janë bërë në këtë pikë kufitare, për zbatimin e marrëveshjes sonë për një kontroll në pikën tonë kufitare. Besoj që komunikimi i vazhdueshëm të jetë edhe në të ardhmen, pasi ngrit raportet në mes vendeve tona. Shpresoj që edhe faza testuese të kalojë dhe e gjitha të zbatohet me sukses.

“Përgëzoj ministrat për intensifikimin e punimeve për realizimin e këtij projekti që dukshëm do ta lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të të dy vendeve. Ka qenë projekt që është diskutuar në të dy qeveritë”, tha Sveçla.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe zv.kryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i cili theksoi se ky projekt është zbatim i marrëveshjes ndërmjet qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

VLEN: Nuk ka më kolona të gjata në Bllacë, one stop shop realitet

Atë për të cilën jemi zotuar në fushatë, atë të cilën e kemi premtuar i qëndrojmë pas deri në momentin e fundit. Fjala e dhënë për ne ka peshë dhe për këtë punojmë çdo ditë që çdo premtim të dhënë ta bëjmë realitet.

Ju thamë se problemin me kolonat e gjata do ta zgjidhim, dhe ja ku jemi me zgjidhje konkrete. Lusim qytetetarët që të kenë durim më së voni deri në prill për çështje procedurash dhe one stop shop me Kosovën do të futet zyrtarisht në funksion.
Sot, përfaqësuesit e koalicionit VLEN, zëvëndëskryeministri parë, Izet Mexhiti, bashkë me ministrin e brendshëm dhe zëvëndës ministrin ishin në pikën kufitare në Bllacë për tu takuar me palën e Kosovës, të përfaqësuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, për të inspektuar procesin e punëve prej afër.

Qeveria VLEN është qeveri e qytetarëve dhe për qytetarët. Vizitat me Kosovën do të shpeshtohen edhe më shumë falë këtij lehtësimi teknik. Kjo do të sjellë dobi të shumëanshme, si në aspekt ekonomik ngjashëm edhe atë social.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova që kur ne si VLEN jemi në pushtet po realizojnë partneritet të shkëlqyeshëm fqinjësor. Si asnjëherë më parë bashkëpunimi është në nivelin e duhur e të kënaqshëm.

Si VLEN zotohemi që çdo zotimi do t’i dalim zotë derisa ta bëjmë realitet.