Maqedoni

Prej sot në Kosovë, Shqipëri e Luginë të Preshevës mund të folni si brenda vendit

Prej sot thirrjet telefonike, SMS dhe internet ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës si dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, do të jenë pa roaming. Kjo ishte paralajmëruar prej më herët, ndërsa dje për vendin tonë e konfirmoi Agjencia për Komunikime Elektronike. Ata kanë deklaruar se kanë përfunduar të gjitha hapat për biseda, mesazhe dhe transferim të të dhënave pa roaming.

Agjencia për Komunikime Elektronike miratoi Vendimin për përcaktimin e çmimeve maksimale të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimit celular më 25 qershor të vitit 2019./SHENJA/