Sot para 37 viteve u arratisa për herë të parë në Zvicër, ishte ditë Bajrami!
Ali Ahmeti
Si sot, 37 vjet më parë, pas dy arrestimeve, u detyrova të shmang rrethimin e shërbimeve sekrete në Prishtinë dhe për herë të parë u arratisa në Zvicër.
Ishte ditë Bajrami. U nisa nga baza ku ishte strehuar Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Zonja e shtëpisë, një trime dhe atdhetare, na solli ëmbëlsirë për ta shënuar festën. Në orët e hershme të mëngjesit u largova për t’iu shmang arrestimit të tretë.
Demonstratat e 1981, para saktë 40 vjetëve, shërbyen si katalizator i ndryshimeve në ish Jugosllavi për të rezultuar me tre luftëra çlirimtare, marrëveshje paqësore, pavarësi të Kosovës dhe barazi të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe anëtarësim në NATO.