BallinaMaqedoni

Mickoski: Presim shumë investime, jam i brengosur se nuk do kemi sa duhet punëtorë

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se priten shumë investime të huaja në vend, duke shtuar se është i brengosur nëse do të kemi numër të mjaftueshëm të punëtorëve.

Këto komente ai i bëri sot duke u përgjigjur në pyetjen rreth tërheqjes së kompanive “Aptiva” dhe shkurtimit të vendeve të punës në kompaninë “Xhonson Meti”, transmeton Lideri.mk.

Mickoski shtoi se është njohftuar me problemet e kompanive të huaja, të cilat kryesisht kanë lindur për shkak të krizës në Gjermani, ku eksportojnë investitorët. Por ai ishte më i shqetësuar nëse ata investitorë që po negociohen për të ardhur këtu do të gjejnë aq punëtorë sa do të nevojiten .

“KOMPANIA QË PËRMENDËT NA INFORMOI PARA DISA JAVE. KËTË VIT DO TË PUNOJNË RRJEDHIMISHT, NORMALISHT. NE JEMI DUKE NEGOACIUAR ME DISA NGA INVESTITORËT QË JANË TË INTERESUARA TË INVESTOJNË DHE KY PROCES DO TË TEJKALOHET SHUMË SHPEJTË. PRANDAJ JAM MË I BRENGOSUR NËSE DO TË KEMI PUNËTORË TË MJAFTUESHËM PËR TË GJITHA ATO INVESTIME QË JEMI DUKE I NEGOCIAT”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Ndryshe kompania APTIV, e cila punëson rreth 500 persona, po mbyll fabrikën e saj në Bunarxhik. Në letrën për Tv Telma, ata sqarojnë se po e zhvendosin prodhimin nga vendi në fabrikat në Portugali dhe Poloni, për të optimizuar kapacitetet prodhuese në përputhje me zhvillimet në tregjet botërore. Por ata theksojnë se do të dëmshpërblejnë edhe punëtorët.

Edhe Xhonson Meti, i cili prej shumë vitesh operon në vend, në një përgjigje për Thelma ka shpjeguar se për shkak të ngjarjeve globale do të shkurtojnë vendet e punës./Lideri.mk