Maqedoni

Asnjë denarë nuk është konfiskuar nga prona e Sead Koçanit

Më 2 gusht të këtij viti, kalojnë dy vjet që kur Sead Koçan është në burg. Por edhe pse ai që nga viti 2019 gjendet në Idrizovë, shteti deri më tani nuk ka arritur të konfiskojë asnjë denarë, edhe pse përveç burgimit, Gjykata vendosi që ai shtetit t’i kthejë 17 milion euro, dëm që Koçan dhe kompania e tij “Transmet” e bëri me formimin e një konsorciumi të rrejshëm për të fituar tender për gërmimet e mbetjeve. Koçan, në ndërkohë, ka filluar të shfrytëzojë edhe daljet nga burgu për fundjavë. Daljen e fundit e ka pasur më 15 maj të këtij viti kur tre ditë ishte për fundjavë jashtë burgut. Por shteti assesi nuk arrin ta “kthejë” numëratorin e paralajmëruar një kohë të gjatë në “Portën triumfale” që të ndizet drita për 17 milion euro të kthyera në buxhetin e shtetit. Në vend të parave në buxhet, dënimi i plotfuqishëm solli probleme dhe asnjë denarë në numëratorin e famshëm.

26 pasuri të patundshme janë në emër të Agjencisë por janë nën hipotekë, ndërsa 204 automjete nuk janë konfiskuar, sepse edhe ato janë nën hipotekë. Bëjmë përpjekje me Prokurorinë e Shtetit, përparësi në konfiskim të pasurisë të ketë shteti, e jo gjashtë bankat dhe përmbaruesit që gjithashtu presin për pagesa – njoftojnë nga Agjencia për Menaxhim me Prona të Konfiskuara.

Kompania “Transmet”, e cila mbretëronte me tenderë në kohën e Nikolla Gruevskit, tashmë ka falimentuar. Drejtori i falimentimit Bogoljub Makreski, rreth rastit shkurt deklaroi:

Në tavolinën e falimentimit nuk ka pronë. Kjo do të thotë që Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar duhet ta zbatojë aktgjykimin dhe ta shesë pronën -u shpreh Bogoljub Makrevski, Drejtor i falimentimit.

Shembulli i pronës së Koçanit nuk është i vetëm. Shumë rrallë në praktikën gjyqësore kërkohet konfiskim i pasurisë. Sipas analizave, shuma më e lartë e konfiskuar është 250 mijë euro, ndërsa më e ulëta është vetëm 500 euro.

Do duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të intervenojmë që derisa zgjat procedura penale prona të sigurohet. Të mos rëndohet nga subjekte tjera – tha Nikolla Tupançevski, Profesor Universitar.

PSP e shpërbërë pasurinë e të dënuarit Sead Koçan e ngriu që në vitin 2017. Edhe atëherë, prokurorët e kanë ditur se prona ishte nën hipotekë. Problem shtesë është se hulumtimet e gazetarëve treguan se kamionët dhe automjetet e “Transmet” po voziten nëpër vend edhe pse ato duhet të konfiskohen, ndërsa policia vetëm konstaton shkelje të automjeteve të kësaj kompanie të shuar.