Maqedoni

Kallëzim penal kundër inspektores nga Kumanova

Policia e Kumanovës ka paraqitur kallëzim penal kundër L.T. (60), inspektore ndërtimore në komunën e Kumanovës nën akuzën për keqpërdorim të detyrës. Ajo akuzohet se ka kryer kontroll në një objekt në Kumanovë dhe ka konstatuar një ndërtim pa leje, për largimin e të cilit, në vend që të urdhërojë personin juridik, ka konstatuar se largimi duhet të bëhet nga komuna e Kumanovës. Sipas policisë, ajo në këtë mënyrë dëmtuar buxhetin e komunës së Kumanovës për 498.503 denarë./Lideri.mk