BallinaMaqedoni

Kumanovarja i humbi 30 mijë euro, ia dha policit të rrejshëm që e mashtroi

Një 65-vjeçare nga Kumanova ka raportuar dje në polici se është mashtruar nga një person për shumën prej 30 mijë euro.

Sipas kallëzimit, personi e ka telefonuar në telefon dhe duke u paraqitur si punonjëse policie, e ka njoftuar se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku ku ka goditur një fëmijë emigrant dhe do të duhet të paguajë për të shmangur përgjegjësinë penale, transmeton Lideri.mk.

“Ajo i ka çuar paratë në vendin e dakorduar dhe më pas ka folur me vajzën e saj dhe ka kuptuar se ajo ishte mashtruar”, njofton MPB./Lideri