VLEN: Po rrisim pagat e punëtorëve shëndetësorë që të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve
Koalicioni VLEN si shpresë për mundësi të reja u kushton rëndësi të madhe gjitha fushave që tangojnë qytetarët tanë. E në veçanti kujdesit shëndetësor. Një jetë pa probleme shëndetësore vjen vetëm përmes kujdesit të shtuar shëndetësor. E kjo gjë nuk arrihet dot nëse mjekët tanë alfa dhe beta e kujdesit shëndetësor lihen në harresë, e kujdesi ndaj tyre bëhet neglizhencë.
Kjo praktikë e mbrapsht ka mor fund me fundin e pushtetit të kaluar.
Ne si qeveri e re, Qeveria VLEN, nënshkruam marrëveshje kolektive me sindikatat e mjekëve dhe punonjësve shëndetësor, të cilët do të kenë rritje lineare të pagave. Vetëm në muajin nëntor të vitit të kaluar infermierëve u rritë paga me 18 për qind bashkë më punëtorët teknikë. Të cilët kanë filluar tani të marrin 2.500 denarë më shumë.
Ndërsa farmacistët, fizioterapistët dhe mjekët e urgjencës do të kenë paga të barabarta me ato të mjekëve të përgjithshëm dhe stomatologëve. Rritje të pagave në sektorin shëndetësor është paraparë të ketë edhe gjatë muajit maj nga pesë deri në tetë për qind. Me rritje të pagave ndaj mjekëve dhe punonjësit shëndetësor, ne motivojmë ata që të përkushtohen edhe një herë më shumë me vullnet të plotë dhe hamendje në shërbim energjik e me rezultate të mira ndaj qytetarëve tanë.
Duke marrë parasysh sfidat e punës në urgjencën mjekësore, ku interesi i mjekëve është më i ulët, stimulimi për ta sigurohet përmes një koeficienti më të lartë për kompleksitetin e shërbimeve. Po ashtu, rritje e koeficienteve është paraparë edhe për punonjësit e shëndetësisë në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapisë, për shkak të specifikës dhe vështirësisë së punës së tyre.
Koalicioni VLEN udhëheq me shëndetësinë në mënyrën më të mirë të mundshme, me çka jemi të përkushtuar për të përmirësuar gjendjen e mjeruar në shëndetësinë e vendit, pasi vetëm kështu mendojmë se jemi në shërbim të qytetarëve dhe u qëndrojmë afër atyre.
VLEN beson dhe punon në drejtim të kësaj që jetë e shëndetshme mundësohet vetëm përmes shërbimeve cilësore shëndetësore!